Shkodër/ Rama nuk kishte rrugë tjetër, del dhe takon protestuesit

0
184

Kryeministri Edi Rama doli dhe takoi banorët që e pritën me protesta në Shkodër, edhe pse para 1 ore ata u ndalën nga forcat e Gardës.

Duket se përballë presionit popullor dhe thirrjeve para bashkisë “Duam takim me Ramën” ai është terhequr duke dalë para protestuesve.

Rama është ndalur për t’i takuar dhe u ka premtuar dëmshpërblim. “Do të zbatojmë kerkesën e UEFA­s”­ ka thënë Rama lidhur me projektin për stadiumin, ndërkohë që shtoi “për çdo ndertesë që do shembet do të ketë demshpërblim”.

Sakaq kishte edhe banorë të ultësirës së Shkodrës të cilët u përmbytën para disa vitesh dhe nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Edhe për këtë kategori, Rama premtoi zgjidhje të problemit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here