Seanca, Berisha: Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve. Ftoj qytetarët, t’ia shkurtojmë jetën një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë

0
73

Nga seanca parlamentare, Sali Berisha tha se Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve. Ftoj qytetarët, t’ia shkurtojmë jetën një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë.

 

“Për një moment të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies që imagjinata juaj mund të përfytyrojë. Drejtoni sytë këtu në këtë krah, dhe kjo është më e madhja në botë edhe Europë.

Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin, mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. SKY ECC, EncroChat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, në Ekuador, në Bolivi. Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë.

Dëshmoj se shumica juaj duhet të jenë te Balili dhe tek Balilat tuaj, së pari.

Së dyti, ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve, në një kohë kur lenë në mjerim, në gomone, në varfëri eksreme qytetarët, sepse kur psikologjinë, kur ndërgjegjen, kur logjikën ta infiltron krimi ke humbur çdolloj mundësie për të arsyetuar.

Së treti, kur po lexoje atë fjalim më kujtove Vitori Çurin, por absolutisht ajo ka qenë edhe më modeste se sa ti.

Po si mund të dalësh këtu para të lexosh një raport të atillë? Fund e krye mashtrime dhe vetëm mashtrime.

 

Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve, ndaj dhe unë ju ftoj të dashur qytetarë t’ia shkurtojmë jetën, ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Një parlamenti anti-kombëtar që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur. Një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here