37-vjeçarja u vra me thikë nga motra e saj gjatë një sherri në banesë, ja detajet e ngjarjes si u zbulua krimi

0
89

Një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj në kryeqytet.

Policia është njoftuar rreth orës 11:40 ditën e djeshme se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrale

Por policia ka vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin dhe pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Motra e saj Marsela Pushani, me profesion mësuese dhe punonte në një shkollë në kryeqytet është arrestuar nga policia si autore e ngjarjes, teksa dyshohet se krimi ka ardhur pas një konflikti mes saj dhe viktimës.

Autorja e krimit, 40-vjeçarja Marsela Pushani punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë.

Marsela dhe ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike.

Gazetari Igli Çelmeta, në një raportim live në News24, ndau detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ditës së djeshme, duke thënë se “Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme. nëna e vajzave. ditën e djeshme ka lajmëruar policinë, ku mësohet se u ka thënë se vajza nuk ndjehej mirë. pas këqyrjes së trupit dhe autopsisë, 37-vjeçarja kishte humbur jetën nga një plagë me thikë në stomak. pas arrestimit të 40-vjeçares, ajo deklaroi se dje kishte pasur një debat me motrën dhe nënën e tyre. sipas autores, motra ka marrë thikë dhe ka tentuar dhe e ka kërcënuar që ta godasë, në arsyet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar me thikë. mësohet se më parë ka pasur problematika me viktimën, e cila shkonte në market dhe blinte pije alkoolike”, raportoi live gazetari Çelmeta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here