Akuzohen për krim zgjedhor, arrestohet drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut dhe 4 punonjësit vartës të tij

0
136

Vihet në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi. Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu në pranga janë vënë edhe vartësit e tij, Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije drejtori dhe vartësit akuzohen se kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë  aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here