Berisha: McGonigal përgatiti dosjen manipulative për shpalljen time non-grata dhe bashkëpunoi me Ramën për shkatërrimin e opozitës shqiptare !

0
186

Në një komunikim për mediat ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se ish-agjenti i FBI-së, Mc Gonigal përgatiti dosjen për shpalljen e tij non-grata. Në deklaratën e tij ai tha gjithashtu se McGonigal bashkëpunoi me Ramën  për shkatërrimin e opozitës shqiptare

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Këto ditë, mediat e mëdha në SHBA dhe kudo në botë, janë hapur përsëri me superskandalin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, i cili siç dihej, ndiqej penalisht për dy dosje.

Në Nju Jork ai ndiqej për dosjen ruse dhe në Uashington për dosjen shqiptare.

Dy ditë më parë, Charles McGonigal pranoi fajësinë e tij se ka shkelur betimin, është korruptuar dhe ka tradhtuar FBI-në, pasi duke shfrytëzuar detyrën e besuar, mbikëqyrjen e oligarkut rus nën sanksione, Oleg Deripaska, të lidhur direkt me Putinin, ai ka bërë të kundërtën.

Ai në një akt të shëmtuar, është korruptuar me para nga Deripaska, është angazhuar kundrejt shumave të majme për heqjen e sanksioneve të Deripaskës, dhe për hetimin për vendosjen e sanksioneve ndaj rivalit të tij, një biznesmeni rus.

Në dosjen e Nju Jorkut, McGonigal ka pranuar fajësinë edhe për akuzën për larje parash dhe gjykatësi i Nju Jorkut ka shpallur se në dhjetor të këtij viti do të njoftojë vendimin që për këto dy akuza shkon nga 5 deri në 20 vite.

Mediat lajmërojnë se avokati i McGonigal po punon me prokurorin e Uashingtonit për pranimin e fajësisë edhe për dosjen shqiptare.

Veprimtarinë e tij korruptive kriminale, përveç Nju Jorkut, McGonigal e ka zhvillur në Shqipëri në bashkëpunim me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat, Dorian Duçka, Agron Nezën, ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe persona të tjera.

Veprimtaria kriminale antiligjore e McGonigal, Duçkës, Nezë dhe të tjerëve, në Shqipëri është pesëvjeçare dhe është e zhvilluar në këto drejtime.

-Drejtimi i parë në skemën e Deripaskës por me pasoja tragjike për një komb anëtar të NATO-s. Angazhimi i tij në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën për shkatërrimin e opozitës shqiptare, për një puç antikushtetues ndaj opozitës dhe presidentit të Republikës si kundërshtar i Edi Ramës.

-Vendosja e gjobave shumëmilioneshe ndaj bizneseve që ishin nën sanksione duke ui mashtruar se mund t’i hiqnin nga lista përkundrejt pagesave.

-Ndërhyrje korruptive për heqje licence nafte dhe dhënien te një kompani ruse, të kontrolluar mesa duket nga Deripaska.

Unë jam këtu para së të gjithash për të denoncuar me forcën më të madhe indiferencën kriminale, antiligjore dhe antikushtetuese të SKAPit të partisë dhe drejtësisë shqiptare ndaj aferës McGonigal në Shqipëri.

Shqipëria do skuqet nga turpi vetëm pak ditë më vonë, kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në Shqipëri.

Nuk mund të ketë drejtësi në botë, përveç asaj që funksionon në kontrollin e plotë të qeverisë, që nuk hap hetimin dhe nuk vendos ndjekjen penale ndaj McGonigal dhe Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, që rekrutuan me korrupsion McGonigal, për hetime private, që i dërguan të dhëna dhe dëshmitarë me këshilltarin privat, Dorian Duçka në zyrën e tij në Nju Jork, dhe që e paguan me ish-oficerin e sigurimit të Shtetit, Agron Neza për hetimin e lobistit të PD, Nick Muzin.

Dhe siç del nga burime të besueshme, për përgatitjen me manipulim dhe falsifikim, të dosjes për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Një heshtje e tillë armiqësore ndaj ligjit, Kushtetutës, opozitës së vendit dhe rendit demokratik, mund ta mbajnë vetëm prokuror dhe hetues, militantë fanatikë të Edi Ramës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here