Gjoba për maskat/ Nuk përmbahet Rama: Duhet të ishin më të larta…

0
151

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Enjte se gjobat për mosmbajtjen e maskave duhet të ishin më të larta.

Gjatë një konference për gazetarët, Rama u pyet nëse do të falen sërish gjobat për maskat, siç u veprua për gjobat me shkeljen e karantinës.

“Ata të cilët nuk kishin paguar ende apo kishin ende makina të bllokuara meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë kalojë një periudhë jo e vogël. Për mua gjobat duhet të ishin edhe më të larta, por në rastin e shkeljes së rregullave në këtë situatë duhet ta shohim gjënë në mënyrë më komplekse. Ne kemi zgjedhur të jemi tolerantë me njerëzit. Nuk shoh arsye pse kush ka zbatuar rregullin duhet të ndihet keq pse dikush tjetër nuk është ndëshkuar deri në fund për mos zbatim të rregullit. Pjesërisht janë ndëshkuar. Kanë lënë me muaj të tërë makinën në parkingjet e policisë. Jam i bindur që ata kanë hequr picirin”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here