U gjet i vrarë me plumb në kokë, identifikohet autori i dyshuar i ekzekutimit të Aleksandër Zakës

0
242

Autoritetet kanë vijuar me identifikimin e një të dyshuari kyç në vrasjen e 52-vjeçarit shqiptar, Aleksandër Zaka, i cili u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Salamina të Greqisë.

Prothothema raporton se efektivët e policisë që po merren me rastin kanë arritur në përfundimin se pas vrasjes së Zakës, i cili kishte një plagë plumbi në pjesën e pasme të kokës, ka shumë gjasa që qëndron një person i cili dyshohet se e ka pritur në shtëpinë e tij.

“Hetimi është ende në vazhdim, megjithatë, është identifikuar një i dyshuar kyç, i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës për herë të fundit. I dyshuari është në kërkim”, vunë në dukje burimet.

Aleksandër Zaka u gjet i vdekur në oborr nga miku i tij, i cili po ashtu është marrë në pyetje.

Hetimi i EL.AS. për gjetjen e të dyshuarit është duke vazhduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here