Zjarri shkrumbon një pjesë të mobilerisë në Fushë-Krujë

0
123

Zjarri që ka përfshirë një mobileri në zonën e Fushë-Krujës, ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar edhe objektet përreth saj.

Mësohet se punishtja është djegur thuajse totalisht, teksa forcat zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas policisë, nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Punonjësit e mobilerisë shprehen se zjarri ka qenë aksidental.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë, ka rënë zjarr në një mobileri. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e Policisë të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here