Dënohet nga gjykata/ 7 muaj i mbyllur brenda “shtëpisë së barit”, shqiptari dilte vetëm 40 minuta në ditë

0
188

Një shtetas shqiptar është dënuar nga gjykata në Britani, pasi u kap brenda një banese ku kultivohej kanabisi.

Eduart Dida tha në gjykatë se kishte shkuar ilegalisht në Njukastëll dhe e kishte të pamundur t’i paguante borxhin trafikantëve.

Ai tha se e dinte që puna që do të bënte ishte e paligjshme por iu duk sikur nuk kishte rrugë tjetër.

Shtatë muaj i mbyllur brenda "shtëpisë së barit",

Eduart Dida

Në banesë u gjetën 300 bimë kanabis sativa, ndërsa avokati mbrojtës tha se Dida kishte qëndruar brenda shtëpisë prej 7 muajsh dhe dilte vetëm 40 minuta në ditë.

Familja e di që është në Britani, por nuk ka komunikuar me të prej momentit kur u larguar, tha mbrotja.

Gjykata vendosi ta dënojë shqiptarin me 6 muaj burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here