Analiza e qëndrimeve/ Kulla “Mali i Tiranës”, monument i turpit për të gjithë

0
121

Ishtë një operacion dhjetra miliona eurosh i planifikuar të kryhej në heshtje. Miratimi i dhënë në tetor të vitit të kaluar, përmes një konkursi ndërkombëtar që si të gjithë të ngjashmit e tij nuk qe më shumë sesa një shfaqe e paracaktuar, u planifikua të ekzekutohej tani në gusht, kur përgjumja e publikut bëhet më e madhe. Dhe nuk qenë pak, plot mbi 80 mijë metra katrorë ndërtim, në një kullë 64 katshe, 200 metra të lartë, që rekej të mbahej e fshehur. Mediat kombëtare që i thurrën lavde monumentit madhështor të pyllit vertikal, nuk folën asnjë fjalë kur filloi rrethimi i teritorit. Edhe më keq, opozita ishte planifikuar të heshte për prishjen e një lulishteje në qendër të Tiranës, e cila vijonte betonizimin kriminal të kryeqytetit, që ka humbur në tre dekada 80% të sipërfaqeve të gjelbërta në krahasim me periudhën e komunizmit. Dhe gjithçka do të mbyllej si një pakt i fshehtë, nëse ish kandidati për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori dhe lëvizja e tij “Bashkë”, nuk do të kishin organizuar një protestë simbolike. Ishte ky “provokim” që prishi marveshjen e omertas. Dhe pikërisht kjo lëvizje e paparashikuar, i bëri të gjitha palët e politikës tradicionale të silleshin në mënyrë absurde. Lapsi.al, ka analizuar reagimet e tyre manipulative pasi fillimi i ndërtimit të kullës u shndërrua në debat publik

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here