Vidhen të dhënat e sistemit TIMS, gazetari zbulon detaje nga skandali: “Iranianët” e Edi Ramës në sistemin TIMS

0
317

Nga Basir Çollaku

E.M, iraniani” dhe “iranianët” e Edi Ramës në sistemin TIMS

Nga AKSHI në Policinë e Shtetit si Drejtues i Lartë jashtë serie. Vetëm pas disa kohësh zbulohet misioni i kësaj detyre të dërguesve të tij. Shkarkon të dhëna fshehurazi nga sistemi TIMS. Kjo vepër e rëndë ka mburojë ministrin apo kryeministrin pasi nuk arrestohet por thjesht pezullohet bashkë me dy vartës të tjerë?! Dhe pas presionit publik bëhet referimi në Prokurori me vonesë. Mbase e “ekstradojnë” dhe fshehin me arratisje të kontrolluar.

Skandali i mbajt i kontrolluar dhe mediatikisht. Kolegu Ferdinand Dervishi dhe eksperti Profesor Ervin Karamuço sollën denoncimin publik.

Punonjësi i këtij skandali kriminal, si një hacker me leje qeverie është EM. Ai ka qenë person në hetim edhe në detyrën e mëparshme kur gjendej te AKSHI dhe në institucione të tjera.

Duket se drejtorit të përgjithshëm Muhamet Rrumbullakut i është imponuar emërimi i një civili si drejtues i lartë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Përse nuk u arrestua, kush e ndaloi pangosjen?! Kush ndërhyri?!

Ministri me porosi të shefit. Vetëm e pezullojnë nuk e ndalojnë. Prokuroria dhe Policia as nuk e referon si kallzim në Prokurori. Përse u bë me vonesë?

Për llogari të kujt shkarkonte TIMS dhe për çfarë i duheshin porositësit ?

Drejtuesi i këtij skandali ka qenë ne hetim nga Prokuroria e Tiranës, kur dolën të dhënat e pagave të administratës publike dhe subjekteve private, të targave dhe numrave të celularëve si dhe të tatimeve. Ish drejtues i dorëhequr dhe hetuar i gjendet punë për llogari të kujt?

Si përfundon nga hetimi në detyrë të rëndësisë së veçantë! Kush mund ta bëjë këtë emërim?!

Kujt i duheshin të dhënat e grabitura nga zyrat e shtetit nga drejtuesi i lartë emëruar me porosi për të kryer këtë porosi?! Kush po ndërtonte këtë “celulë terroriste” brenda policise?!

Përgjegjës janë

Ministri ?!

Kryeministri ?!

Të dhënat e dosjes “Metamorfoza” ardhur nga Belgjika, Holanda dhe Franca flasin për mbi 300 oficerë policie të rangjeve të ndryshme si pjesë bandash të vrasjeve dhe trafiqeve. Lufta e “Mafia”-s, po zhvillohet dhe brenda sistemit policor. Kë duan të fshehin kë duan të mbrojnë dhe kë të asgjësojnë?!

Ishte kjo një ndër arsyet e ardhjes së Taulant Ballës ministër i Brendshëm. Fshehja e këtij skandali të rëndë sjell në kujtesë akuzat e shumta në adresë të ministrit të ri. Akuza për njohje përfshirje nëpër dosje me emra të botës së paligjshme të krimit.

SPAK po heton prej muajsh iranianët e Manzës për sulme kibernetike ndaj Iranit. Ndaj tyre ka dhe akuzë për sulme kibernetike ndaj qeverisë shqiptare.Tani duhet SPAK me emergjencë të hetojë dhe zbardhë të fshehtat e mëdha të “iranianit” apo “iranianëve” të Edi Ramës.. Mashtrimi është i madh, krimi më tepër..Ministri Balla, Kryeministri Rama me veprime e mosveprime janë cënues të Sigurisë Kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here