Parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë, tre të arrestuar. Nën hetim dhe komandanti

0
283

Kthimit në parcela kanabisi nuk i kanë shpëtuar as repartet ushtarake.

Një rast i tillë është zbuluar në një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, që çoi në arrestimin e ka tre ushtarakëve, ndërsa nën hetim janë vënë 4 persona, mes tyre komandanti i repartit.

Ndërkohë, mësohet se në këtë repart u zbuluan dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

 

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

 

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

 

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

 

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

 

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

 

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here