32-vjeçarja u vra poshtë urës së Dajlanit nga

0
113

32-vjeçarja Luljeta Preza i kaloi orët e fundit të jetës së saj poshtë urës së Dajlanit pasi u godit me thikë nga Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabova. Nuk kaluan as 24 orë nga ngjarja dhe policia u vuri prangat autorëve, por cilët ishin shkaqet e kësaj ngjarje makabre?Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që t’u jepte të gjithë paratë që kishte bërë nga aktiviteti i saj seksual dhe se nuk kishte paguar për drogën që konsumonte. Ajo u kishte thënë se një pjesë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur një makinë.

Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin. Konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që t’i bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, – kanë thënë ata. Mësohet se 32-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur jetonte me dy të arrestuarit dhe me 3 mikeshat të cilat janë vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se atë më herët e kishte përplasur një makinë dhe se ato pak para që fitonte nga prostitucioni i përdorte për të blerë drogë dhe pak ushqim. Atë e keqtrajtonin dhe shumicën e kohës vetëm zvarritej rrugëve.

“E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve të vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba-doras së fundmi, më shume zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë ne spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurme e madhe.

Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e me shumë derisa i shoi çdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barakë, e sa në mes të kater rrugëve”, – ka shkruar gazetarja. /LAPSI.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here