Basha në Shkodër/ Më 16 shkurt në Tiranë, ta largojmë këtë qeveri…

0
131

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sot në Shkodër, për t’u takuar me tregtarët që punojnë në tregun e këtij qytetit. Ndiqni bashkëbisedimin midis tyre:

 

Tregtarja: Kemi dalë në fresk e po rrimë. Çfarë me ba kur s’ka punë. Njerëzit kanë ikur të gjithë.

Basha: Sa kohë keni që e keni hapur këtë dyqan?

Tregtarja: Ne jemi pensionist me ndihmu veten. Me 100 mijë lek pension, çfarë kemi me ba? Asgjë. Paguajmë sigurimet kot. Ikin sigurimet kot!

Basha: Në një vend ku nafta është më e shtrenjta në Europë dhe rrogat dhe pensionet janë më të ulëtat në Europë mos prisni që të keni xhiro.

Tregtarja: Normale, kjo është. Ka mbaru çdo gjë këtu. S’di ça ka me u ba.

Basha: Çfarë ka për t’u bërë? Të ulet çmimi i naftës, ul çmimin e energjisë, rrit pensionet, ul taksat tuaja. Të ndizen motorrët e ekonomisë. Por së pari duhet të largojmë këtë qeveri që e ka mendjen vetëm me mbush xhepat e vetë.

Qytetarja invalide: Pensioni nuk po na del as për ilaçe. 1500 lek një kilogram presh. Ça me ble më parë! Frutat s’i shohim me sy. Me këtë pension çfarë me ngrënë, çfarë me pi?!

Basha: Prindi i keq e shkatërron shtëpinë, qeveria e keqe shkatërron vendin.

Qytetarja: Me u çu të tërë e me e heq atë farë!

Basha: Të gjithë bashkë më 16 shkurt!

Qytetarja: Jam kështu (në karrocë invalidi), por atje kisha ardh!

Dje, Basha  ishte në Kavajë, ku shkëmbeu mendime me qytetarët për problemet e tyre, vështirësitë financiare, tregtarë që nuk kishin bërë më shumë se 2 mijë lekë xhiro gjatë ditës, pronarë lokalesh që kishin shitur vetëm 5 kafe dhe s’mund t’u paguanin punonjësve sigurimet shoqërore, prindër që u ishin larguar fëmijët apo ‘fermerë me traktor, që e blenin naftën më shtrenjtë se në gjermani apo Francë.

I kësaj natyre është takimi i radhës i Bashës sot në Shkodër, me synimin për t’i përcjellë atyre masazhin, siç e tha në Kavajë,  “të çohemi të gjithë së bashku dhe të marrim në dorë fatet tona. 16 shkurti është dita ku gjithsecili prej jush është qeveri.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here