Sinjalet e Ahmetajt, Gjiknurit dhe Veliajt/ Pas inceneratorëve është Rama

0
145

Fuqinë për të ulur në gjunjë të gjithë aparatin shtetëror nën urdhrat e Klodian Zotos nuk e ka pasur asnjëherë Lefter Koka që sot është në burg, nuk e ka pasur as Arben Ahmetaj që është në arrati, as Damian Gjiknuri që është shkarkuar nga funksionet partiake dhe as Erjon Veliaj, të cilit SPAK i sekuestroi inceneratorin e Tiranës.

Pas çdo hapi që hedhin prokurorët në dosjen e inceneratorëve forcohet bindja se afera është dirigjuar nga maja më e lartë e ekzekutivit, që është zyra e kryeministrit Edi Rama. Por askush nga vartësit nuk e ka përmendur direkt Edi Ramën dhe përgjegjësinë e tij për korrupsionin me inceneratorët. Ky vazhdon të përcjellë drejt gojës së SPAK bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, gjithnjë duke përsëritur se “përgjegjësia është personale”. Por edhe pse gojëkyçur për të ruajtur nderin e organizatës, sinjalet e Ahmetajt, Gjiknurit apo Veliajt që lënë kuptohet se pas aferës është Edi Rama, nuk kanë munguar.

Ahmetaj “mbreti nuk jam unë”

Kur ende ishte në liri, në studion e Opinion, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se ai nuk mund të kishte të gjithë atë fuqi sa për të urdhëruar të gjithë ministrat, edhe bashkitë që të realizonin projektet e inceneratorëve. “Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë? Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje gjithë qeverinë, bashkinë. Unë nuk kam superfuqi o burrë, nuk jam guru, që t’i bëja të gjithë bashkë në qeveri e të hidhnin firmat për inceneratorët. Duhet të isha Guru që të merrja kryeministrin” shprehej Ahmetaj që ndërkohë kishte ndjerë distancimin e kolegëve dhe kishte dëgjuar në parti thashethemet për burgosjen e tij. Kur paralajmërimet u bënë realitet dhe Ahmetaj gjeti strehim jashtë vendit, ai dërgoi një tjetër mesazh, me të njëjtën përmbajtje.

“Mbreti nuk jam unë” shkruajti ish.zv kryeministri duke lënë të kuptohet edhe një herë se pas kësaj afere ishte Rama.

Damian Gjiknuri ne konference pas shkarkimit si Sekretar i Pergjithshem i PS
Damian Gjiknuri ne konference pas shkarkimit si Sekretar i Pergjithshem i PS

Gjiknuri dhe mbrojtja me vendimin e Këshillit të Ministrave

Vendimi për shkarkimin e Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i la shumëkujt shijen se Rama e lëshoi ish-ministrin e Energjisë. Disa ditë më parë ishte zbuluar se në dosjen e SPAK ishin administruar faturat e hotelit ku kishte qëndruar Damian Gjiknuri, të paguara nga Klodian Zoto.

Sali Berisha tha se Gjiknuri implikohej në çështjen e inceneratorëve me një autorizim për prodhimin e energjisë në impiantin e inceneratorit të Elbasanit, nga ku qytetarët përfitonin 2% të energjisë, ndërsa 98% e përfitonte konçensionari. Por Gjiknuri nuk e pranoi këtë akuzë duke ia lënë vendimin Këshillit të Ministrave.

Kur gazetarët e pyetën për inceneratorin e Elbasanit, ai tha se kishte marrë me vete një vendim të Këshillit të Ministrave, të cilin “nëse nuk do ta zbatonte, do shkelte ligjin”.

“Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore. Mjafton një gazetar të marrë një jurist dhe të pyesi: Vendimi a ka dalë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave në fuqi? Kaq e thjeshtë është kjo punë” tha Gjiknuri duke ia lënë përgjegjësitë Këshillit të Ministrave, që drejtohet nga Rama.

Erion Veliaj ne Open duke folur per inceneratorin e Tiranes
Erion Veliaj ne Open duke folur per inceneratorin e Tiranes

Në Prill të këtij viti, gjatë emisionit “Open”, Veliaj u pyet me ngulm nga gazetari Arjon Sulo se përse paguante 29 euro për ton plehra në inceneratorin e Tiranës për një shërbim që nuk e merrte. Sepse inceneratori nuk ekzistonte. Veliaj ia la përgjegjësinë qeverisë.
“Këtë kontratë inceneratori e ka me qeverinë për të gjitha bashkitë dhe ndërprerjen e kontratës nuk e vendos kryetari i bashkisë. Shkoj unë në burg nëse një ditë them nuk do t’i coj plehrat aty” tha Veliaj për t’u mbrojtur nga dyshimet për korrupsion që ngërthen kontrata për trajtimin e mbetjeve të Tiranës.

Nuk e kam firmos unë kontratën. Kontrata është me qeverinë për të gjithë operimin e qarkut” përsëriti ai në studio. “Nëse në atë kontratë ka probleme, secili të mbajë përgjegjësinë sipas ligjit” shprehej kryebashkiaku duke larë duart nga implikimi në këtë

Në dosjen për arrestimin e Arben Ahmetajt, prokurorët kanë administruar si “problematike” procedurën me të cilën u lidh kontrata e inceneratorit, pasi Veliaj firmosi angazhimin financiar pa vendim të Këshillit Bashkiak. “Është një marrëveshje mes qeverisë dhe koncensionarit” shprehej Veliaj duke tentuar t’i qëndrojë larg procedurave që kutërbojnë nga korrupsioni.

Pavarësisht sinjaleve mes rreshtave, asnjë nga zyrtarët që implikohen në aferën e inceneratorëve nuk ka folur hapur për rolin e kryeminstrit Rama në aferën e inceneratorëve. Sepse, deri tani perceptimi ka qenë se ishte Rama që lunate fijet e drejtësisë me regji./Lapsi.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here