Mediat e huaja: Ndalohet të hyjë në Shqipëri liderja e muxhahedinëve, Maryam Rajavi

0
147

Sipas agjencisë së lajmeve me bazë në Iran, “Tasnim“,  Maryam Rajavi-t, lideres së muxhahedinëve iranianë i është refuzuar hyrja në Shqipëri, raportojnë ditën e sotme disa media të huaja

Rajavi qëndron prej vitesh në Francë, aty ku strehohet një tjetër numër i madh muxhahedinësh.

Më herët gjatë këtij viti, marrëdhëniet mes muxhahedinëve dhe shteteve që i strehojnë si Shqipëria,

Franca dhe SHBA që i përkrah, u krisën pas kontrolleve të policisë në vendstrehimet e tyre.

Në Shqipëri, Policia organizoi një aksion të madh kontrolli në Manëz të Durrësit, ku u sekuestruan dhjetra pajisje elektronike që përdoreshin nga anëtarët e MEK. SPAK dyshon se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit nga baza e tyre në Manëz.

Po ashtu në Francë, autoritetet i mohuan muxhahedinëve disa kërkesa të njëpasnjëshme për organizime protestash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here