Partia Demokratike publikoi faktet e abuzimeve me zgjedhjet e 14 majit, në bashkinë Vlorë. Deputetja Albana Vokshi, kandidati i PD për Vlorën dhe kryetari i degës, denoncuan përdorimin e administratës dhe fondeve publike, në funksion të fitores së kandidatit socialist për këtë bashki.
Partia Demokratike ka paraqitur faktet e abuzimeve me zgjehdjet e 14 majit në Bashkinë e Vlorë duke denoncuar instrmentet që u përdorën për të transformuar votën. Në një dalje për media, nga selia blu, deputetja demokrate, Albana Vokshi deklaroi se shteti u bë një me partinë dhe të gjitha burimet shtetërore u përdorën në funksion të fitores se PS, në bashkinë e Vlorës.
Kryetari i degës së PD, në Vlorë, Atird Hoxha denoncoi përdorimin e drejtorëve të insitucioneve në fushatën e PS, në orarin zyrtar të punës, me kërkesë të drejturit të qarkut Blendi Klosi, një ngjarje për të cilën PD Ka bërë edhe kallëzim në prokurori.
Ndërsa kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Vlorë, Hysni Sharra, denoncoi përdorimin e fondeve publike, në funksion të blerjes së votave, për rivalin e tij socialist, Ermal Dredhën.
Partia Demokratike ka depozituar në KQZ, 2200 denoncime për aktivitet të ndauara, që janë bërë nga përfaqësues të mazhorances në bashkinë Vlorë.