Zjarri në Vlorë/ Ambientalisti: Emetimet e gazeve shumë të larta, ndër helmet më të rrezikshme

0
82

Ambientalisti Lavdosh Ferruni ka folur lidhur me situatën e zjarreve në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Në një interviste për Panorama TV, Ferruni është shprehur se emetimet e gazeve atje janë në nivele shumë të larta.

Ai tha se nga zjarri janë çliruar në natyrë disa prej helmeve më të rrezikshme në planet, që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Ferruni i bëri thirrje autoriteteve dhe Bashkisë së Vlorës që të matin këto parametra të ndotjes dhe të marrin masat përkatëse.

Nëse njerëzit në Vlorë do e dinë që emetimet e gazeve janë shumë të larta, patjetër që duhet të shqetësohen. Duhet t’i kërkohet autoriteteve dhe Bashkisë që të ketë matje të këtyre niveleve. Bashkia apo autoritetet qëndrore duhet të reagojnë kur ka një shqetësim nga publiku. Ka shumë rëndësi që edhe publiku të jetë i informuar. Duhet të ketë element për ta matur këtë lloj ndotjeje.

Unë mendoj që duhet të ketë një reagim. Ju me të drejtë e bëtë pyetjen, që tani me sezonin turistik, kjo është shumë evidente. Nuk është një moment për të pushuar, për plazh. Kjo çështja e djegies së mbetjeve është e pakuptimtë. Edhe nëse ndodh për shkaqe natyrore ndezja, është e mundur të kontrollohet menjëherë. Në Vlorë ndoshta akoma nuk i kanë vënë tërësisht flakët nën kontroll.

Nga ana tjetër, do të doja të theksoja edhe njëherë, tani me turizmin masiv që ka qyteti i Vlorës, janë kaq shumë njerëz, nga 2-3 shishe uji plastike, ky volum kaq i madh mund të shkojë në një ditë 500 mijë. Ato helme që thamë që janë shumë të rrezikshme, bioksinat, janë ndër mbetjet më të rrezikshme në planet. Në këtë kontekst, edhe në planin afatgjatë, kjo plastikë nuk ka nevojë të hidhet në landfill, por në qendrat e riciklimit të plastikës. Ka edhe leverdi ekonomike”, është shprehur Ferruni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here