Sherr në familje në Pogradec, vëllai rreh motrën, por dhunohet nga burri i motrës dhe nipërit

0
118

Një sherr masiv në familje ka tronditur qytetin e Pogradecit, ku raportohet se, një 55-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj së motrës, pas një konflikti mes tyre.

Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi konflikti ka degraduar më tej, kur ka ndërhyrë nipi i 55-vjeçarit, i cili, së bashku me të atin dhe të vëllanë, kanë shkuar të rrahin dajën.

Por, falë ndërhyrjes së policisë, u bë i mundur ndalimi i dy agresorëve, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë dy të tjerët e përfshirë në konflikt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here