Temperaturat arrijnë deri në 40 gradë celsius, ja cilat qytete po përjetojnë të nxehtin përvëlues

0
89

Në katër qytete të vendit termometri sot do të shënojë 40 gradë celsius. Qytetet me temperaturat më të larta janë Shkodra, Tirana, Berati dhe Gjirokastri.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta.

 

Ndaj moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin

Njoftimi:

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here