Shpërthimet në guroren e Rrajave/ Ekspertët: Lënda plasëse është e ndaluar

0
163

Pas konfliktit të publikuar disa ditë më parë, ku anëtarë të fisit Rraja kanë rrahur dy persona nga fisi Maja në Krujë, këta të fundit kanë publikuar një video e cila u publikua në emisionin “Review”, në Euronews Albania ku duket se çfarë mjetesh kanë përdorur Rrajat për shpërthimet në gurore. Ata kanë përdorur nitrat amoni, i cili sipas Ervin Karamuço profesorit të kriminologjisë është i ndaluar të përdoret për shpërthime.

I ftuar në emisionin “Review” në ai tha se ata mund të kenë zgjedhur të përdorin këtë lëndë, pasi është më e lirë dhe sigurohet me lehtë, por shpërthimet e saj mund të shkaktojnë një sizmikë deri në 5 ballë, që është njësoj sikur banorët e zonës aty afër të përjetojnë tërmete të fuqishme.

“Kjo është e ndaluar të përdoret për shpërthime. Këta mesa duket kursejnë para për të blerë apo për të magazinuar lëndë, se la pasur edhe gurore ku policia e ka bllokuar dinamitin, eksplozivin për shkak se është dyshuar se kanë marrë pjesë në disa aktivitete kriminale.

Këta e kanë më të thjeshtë se e blejnë gjoja për destinacion bujqësie, e ndërkohë 100 kuintal që këta hedhin aty për të shpërthyer gjithë atë masiv të madh dheu, në një distancë deri në 1 kilometër, është 35 ballë, 5 ballë tundje, është njësoj si një tërmet i fuqishëm”,-tha Ervin Karamuço.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here