Alarm në ishullin grek, zona pyjore përfshihet nga flakët

0
129

Një zonë pyjore pranë ishullit grek Samos është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.
Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Megali Lakka në Karlovasi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat tokësore dhe ajrore.

Autoritetet greke bëjnë me dije se në vendngjarje kanë shkuar 25 zjarrfikëse me 9 automjete, një grup këmbësorësh, një helikopter dhe një avion, ndërsa nuk rrezikohet asnjë zonë banimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here