“Vaji me lugë si në kohën e Enverit… “, çmimet e shportës të papërballueshme për pensionistët

0
68

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës është bërë e papërballueshme për qytetarët e Elbasanit.Pensionistët shprehen se e kanë të pamundur që të sigurojnë ushqimet bazë me pensionin që marrin.

Rritja abuzive e çmimeve të produkteve të shportës ka bërë që shtresat vunerabël në Elbasan të jenë në vështirësi për të siguruar bukën e gojës.

Në supermarketet dhe dyqanet e lagjes çmimi i vajit është rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke kapur vlerën e 300 deri në 320 lekë.

Por, përveç çmimit të vajit rritje kanë pësuar edhe produkte të tjera bazë si mielli, orizi dhe buka.

“Thesi i miellit 20 e ca mijë lekë, vaji 3200. Me lugë si në kohë të Enverit, s’ka më bidon.”

Kjo rritje e çmimeve duket se është e papërballueshme për qytetarët, të cilët me të ardhurat e tyre thonë se nuk mund të blejnë as këto produkte bazë për jetesë.

Ata shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë një rritje të tillë, ndaj kanë nisur të ulin konsumin.

“Pensioni nuk del vetëm për bukë thatë, të na rrojnë kalamajtë që kemi jashtë.”

“Për ne pensionistët është i papërballueshëm çdo lloj çmimi. U vi vërdallë qoshe më qoshe dhe nuk blej dot, më sheh si jam me duar bosh.”

Elbasani vijon të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të familjeve të varfra, numër ky që duket se do të vijojë të rriten nga rritja e kostove të jetesës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here