E publikuan videon për të treguar se janë Zoti në zonë”, flet ish polici që denoncoi Rrajat

0
297

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka një histori me fisin Rraja që janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dhunës barbare ndaj dy anëtarevë të fisit Maja. Ai la detyrën dhe familjarisht u largua nga vendi duke fituar azil në një vend europian, pasi siç deklaroi u kërcënua me jetë nga Rrajat pse pranoi denoncimin e Xhisiela Malokut.Në një intervistë për RTV Ora, ish-polici Emiljano Nuhu u shpreh se klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime

Ai tha se personat që e kërcënuan më në zyrë i denoncoi që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë:
“Në rastin tim nuk u publikuan pamjet se u manipuluan nga politika. Klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata Zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime. Është jam kërcënuar nga personi me veshje të zezë në pamje, nga Xhelal Rraja që shihet aty me pistoletë.

Ky person më nxori armën në zyrën time në praninë e politikanëve që përmenda. Personat që më kërcënuan më në zyrë i denoncova që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë. Edhe Rrexhep Rraja që është arrestuar për atentatin e prokurorit dhe Redjan Rraja që e denoncova se më kërcënuan është i arrestuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here