“Vuçiç ishte në Hagë dhe u mor në pyetje”/ Deputeti i Kuvendit të Kosovës: Çfarë mësoi Rama që doli nga Open Balkan

0
123

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, deklaroi në Euroneës Albania se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.

Berisha tha se së bashku me Vuçiç është marrë në pyetje dhe ministri i Jashtëm, i Serbisë, Ivica Daçiç. Marrja e liderve serb në pyetje për krimet e luftës ka ndodhur sipas deputetit mes dative 26 dhe 28 qershor.

 

 

“Vuçiçi mes datave 26 dhe 28 është marrë në pyetje nga dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiçi edhe Daçiçi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.

Gjithashtu deputeti i Kuvensit të Kosovës shtoi se kryeministri Rama ndërpreu në mënyrë radikale pjesëmarrjen e Shqipërisë në Open Balkan në momentin që mori vesh se presidenti serb ishte thirrur në Hagë.

Ai shtoi se tashmë palët do t’i rikthen Procesit të Berlinit, takimi i radhës të së cilit do të mbahet në Shqipëri në mesin e muajit tetor.

“Unë kam qenë në dilemë se si ka mundësi që në një moment pati një ndryshim kaq radikal të përmbyllet misioni i Open Balkan.Dhe kur mësova se zoti Vuçiç është marrë në pyetje nga Dhomat Speciale për Serbinë në Hagë dhe do të jetë dëshmitar dhe aty për krimet e luftës e kryera në Kosovë dhe Bosnjë atëherë kuptova se ekipi inicues i asocacionit po shpërbëhet edhe po kthehn prapë në Procesin e Berlinit”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here