Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përshëndetur vendimin për të anuluar një ndeshje të futbollit midis Gjermanise dhe Holandës, për arsye të sigurisë.Ndeshja ka qenë e paraparë që të zhvillohet të martën mbrëma në Hanover, vetëm katër ditë pasi militantët islamikë kanë vrarë së paku 129 persona në Paris.“Kam qenë e pikëlluar ashtu si edhe miliona tifozë për anulimin e ndeshjes. Por, zyrtarët e sigurisë kanë marrë vendim të përgjegjshëm”, u ka thënë Merkel gazetarëve.“Këto janë vendime të vështira, ndoshta më të vështirat marrë parasysh prioritetet konfliktuoze të lirisë dhe sigurisë. Por, dje, ka qenë e drejtë që të vendoset në bazë të sigurisë”,