‘Ballkani i Hapur’/ Edita Tahiri: Rama i dha lamtumirën, pa u skuqur që ishte prej vitesh pjesë e projektit ruso-serb

0
492

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili zbuloi ditën e sotme se ‘Ballkani i Hapur’ ka përfunduar si nismë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tahiri thekson se Rama ‘as nuk u skuq’ që ishte pjesë për disa vite me radhë e një projekti ruso-serb.

 

“Edi Rama i dha lamtumiren sot “Ballkanit te hapur’ – madje pa u skuqur fare qe u be pjese e ketij projekti hegjemon ruso-serb per disa vite…D”-shkruan Edita Tahiri.

 

Ditën e sotme, Rama tha se ‘Ballkani i Hapur’ e ka mbyllur misionin e saj, pasi ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.

Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.

 

Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi procesin e Berlinit në Tiranë”-shprehet Edita Tahiri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here