Në moshën 27 vjeçare, ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare!

0
124

Lajmi është bërë me dije nga media kosovare e cila përmes një njoftimi, shprehu ngushëllimin  për 27-vjeçaren.

Ndërron jetë gazetarja e medias online “Telegrafi”, Qendresa Rashiti Hulaj. Rashiti humbi jetën ditën e sotme si pasojë e një goditje në zemër.

Gazetarja e medias online Qendresa Rashiti Hulaj ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here