Për miqtë pranuam gjithçka e s’morëm asgjë! Tani boll, nuk pranojmë ta humbim Trepçën edhe Ujmanin!

0
285

Nga Luan Gacaferi

Për miqtë i dorzuam armët pas lufte!

Për miqtë e zhveshem uniformën pas lufte!

Për miqtë hjekem dorë nga ushtria jonë, pas lufte!

Për miqtë pranuam ndarjen e Mitrovicës pas lufte!

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Maqedoninë

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Malin e Zi!

Për miqtë lejuam edhe targat e Millosheviqit në Kosovë!

Për miqtë pranuam edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare edhe aty ku nuk ka asnjë Shkja!

Për miqtë i duruam hajnat për 20 vjetë!

Për miqtë mbetëm të bllokuar të vetmit në Ballkan!

Për miqtë edhe zavëndes kryeministrin e parë e pranuam Shkja!

Për miqtë e votuam edhe gjykatën e Hagës!

Për miqtë na poshtëroj edhe krimineli Radojaiç!

Për miqtë as urën e Ibrit nuk e kalum për 23 vjetë!

Për miqtë pranuam edhe flamurin kombëtar t’a zavendësojmë më flamurin me 6 ylla!

Për miqtë pranuam gjithçka e nuk morëm asgjë!

Tani nuk do pranojmë që për miqtë t’a humbim edhe Trepçën e edhe Ujmanin!

Boll është boll!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here