Përplasja në sallë, Maliqi akuzon Sekretarin e KQZ-së: E filmova me video, nuk është dëshmitar! Pse erdhi në seancë?

0
330

Në Kolegjin Zgjedhor po mbahet seanca për rinumërim e 18 kutive të në Bashkinë e Kuçovës

Sherr në Kolegjin Zgjedhor. Teksa pritet të nisë rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkaj.

Nga një seancë pyetje-përgjigje mes njërit prej anëtarëve të Kolegjit me përfaqësuesin e KQZ nuk pati qartësi

Në këto kushte u ndërpre seanca për t’i dhënë mundësi KQZ të krijonte idenë për këtë procesverbal.Gjatë kësaj kohe Maliqi filmoi Sekretarin e Përgjithshëm e KQZ që iu bashkua grupit të KQZ dhe më pas shpërtheu një debat i ashpër mes Maliqit dhe Merkaj.

Maliqi deklaroi se ka marrë si provë gjatë mbikëqyrjes së procesit, pamjet e kryetarit të KZAZ që ka qenë i pranishëm në sallë pa autorizimin e Kolegjit.

Në një dalje për mediat, ai shpjegoi se e filmoi Merkajn, pasi sipas tij ai nuk është thirrur si dëshmitar dhe nuk kishte pse të ishte në seancë. Lefter Maliqi u shpreh se e bëri videon që ta ketë si provë.

Unë tregoj muskujt e trurit, muskujt e mbështetjes popullore dhe muskuj e krimit elektoral në Kuçovë.

Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here