Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Gramsh, ku mori pjesë dhe përshëndeti përurimin e librit “Antonio Gramsci” të autorit italian me origjinë arbëreshe, Mario Brunnetti.
Presidenti Meta: Antonio Gramshi, një emër që do të nderonte çdo popull
I lumtur të jem në Gramsh për promovimin e librit të arbëreshit të madh Mario Brunetti, për mendimtarin e shquar europian, Antonio Gramshi, me rrënjë nga ky qytet kaq i dashur dhe paqësor.