Nesër betimi si kryebashiak i Himarës, Fredi Beleri kërkon lirimin për ceremoninë, GJKKO e rrëzon

0
126

Ditën e nesërme më 27 qershor 2023 Fredi Beleri do duhet të bëjë betimin si kryebashkiaku i ri i Himarës, por ai gjendet ende në burg prej afro 2 muajsh.

Nisur nga kjo Kandidati fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme me argumentin se nesër ka seancën e betimit në konstituimin e Këshillit Bashkiak Himarë.Por eshtë rrëzuar kjo kërkese e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, ndërsa sot skadojnë edhe afatet kohore për kryerjen e këtij procesi.Të gjitha shkallët e drejtësisë, deri tani nuk kanë ndryshuar masën e sigurisë për Belerin, i cili u arrestua në 12 Maj, nën akuzën e blerjes së votave.Aktualisht është duke u zhvilluar procesi gjyqësor dhe pritet që gjykata të dalë me një vendimin nëse do lirohet ose jo Fredi Beleri.

Avokatët e Belerit kanë bërë tashmë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të marrë pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe Pandeli Kokaveshi, për të cilin është dhënë masë më e lehtë pasi vuan nga zemra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here