Lukashenko “pajton” Prigozhinin dhe Putinin, kreu i grupit Wagnber ndalon marshin drejt Moskës: S’duam të derdhet gjak rus

0
163

Media shtetërore ruse “Tass” raporton se Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e Wagner Yevgeny Prigozhin, për të mundësuar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas tyre, marrëveshja thuhet se është arritur.

 

Nga ana tjetër “BBC” raporton se Prigozhin, ka publikuar një postim në kanalin e tij në Telegram duke thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” lëvizjen e trupave të tij që po përparonin drejt kryeqytetit rus.

Ne u nisëm më 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Iu afruam Moskës rreth 200 kilometra. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga palët, ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore”, dëgjohet të thotë Prigozhin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here