Ndërpreu sfidën pas 27 orësh në det/ Eva Buzo flet nga spitali: Jam shumë mirë

0
184

Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo ka thyer heshtjen nga spitali i Vlorës, ndërsa ka bërë të ditur gjendjen e saj shëndetësore. Teksa përshëndeti të gjithë ata që e mbështetën dhe i qëndruan pranë, Eva tha se është mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim për gjendjen time shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”, tha ajo.

Sfidën, Buzo e ndërpreu rreth mesditës së të enjtes për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi gjatë udhëtimit. Nga kripa e tepërt, ajo pësoi probleme me artikulimin ndërsa pati edhe pickime nga kandilët e detit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here