Vlorë/ Arrestohen grabitësit, rrahën kryefamiljarin në derën e shtëpisë

0
136

Policia prangosi një nga grabitësit me armë në Vlorë. Ervis Toro, 28 vjeç është arrestuar, ndërsa një bashkëpuntor i tij është shpallur në kërkim. Policia jep vetëm inicialet e këtij të fundit J.T, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personit të tretë.

Ngjarja ndodhi më 29 prill në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës. “Tre autorët, shkuan të maskuar dhe të armatosur para hyrjes së derës të banesës së 39-vjeçarit K.Q. në katin e 6-të të pallatit ku banon, me qëllim për të grabitur, por pasi kanë hasur kundërshtimin e pronarit të kësaj banese e kanë goditur një herë në kokë me qytën e pistoletës dhe më pas janë larguar menjëherë”- njofton policia. Ndërkohë që ndodhte grabitja, brenda në shtëpi, ndodhej bashkëshortja dhe vajza e 39 vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here