Studentja e mjekësisë: Po na trajtojnë si robot me bluza të bardha

0
139

Studentët e mjekësisë në Tiranë janë ngritur në protestë për herë të dytë këtë të premte, ku kanë kundërshtuar kontratën që i detyron të punojnë në Shqipëri për 3 vite pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt të paguajnë 13-fishin e tarifës aktuale.

Ata kanë marshuar nga Universiteti i Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë depozituar edhe peticionin me kërkesat dhe kundërshtitë e tyre.

Jonida Metushi studente në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë, e ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, tregoi se është kundër kësaj kontrate, teksa u shpreh se për të dhe gjithë kolegët e saj, kjo degë nuk është aspak e lehtë pasi ju është dashur të përballen me mungesa të mëdha në auditore.

“Nuk është çështja te diktatura se sa të fakti që ne mjekëve po na trajtojnë si robot me bluza të bardha. Ne jemi student mjekësie, jemi mjek, do t’i shërbejmë njerëzimit , por duhet të jemi të lirë që të zgjedhim. Në çdo fakultet në botë, çdo student ka të drejtë të punojë pasi të marrë diplomën, në rregull, detyrimi është që të diplomohen. Ne sakrifikojmë shumë vite për të marrë një diplomë në këtë degë, kushtet e Fakultetit të Mjekësisë janë shumë të vështira, duke filluar nga literatura dhe duke vazhduar te praktika, etj. Që nga viti i parë ka qenë një sfidë shumë e madhe, gjërat po nisin të përmirësohen por kanë kaluar katër vite tashmë. Kemi pasur mangësi, ‘Anatomia’ nuk kishte programe për të mësuar, pra pjesa e praktikës ka shumë nevoja për përmirësim por edhe pjesa e literaturës që unë i mëshoj shumë. Nuk është ideja që ne jemi këtu për të kundërshtuar medoemos qeverinë por jemi për të kërkuar të drejtat tona. Këmishat tona nuk janë as blu,  as mavi, por janë të bardha dhe ne duam të marrim atë që meritojmë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here