Tensionet në Veri/ Pëllumb Xhufi: Po na zbrazet Lugina e Preshevës, do kthehemi në minoritet

0
147

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar përplasej në distancë mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti për situatën në Kosovë.

Lubonja akuzoi kryeministrin Edi Rama si lançuesin e parë të sanksioneve për Kosovës.

Sakaq, i ftuar ishte dhe akademiku Pëllumb Xhufi, i cili u shpreh se Lugina e Preshevës po zbrazet dhe se rrezikon të kthehet në minoritet.

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

 

Xhufi: Rasti i fundit që i atribuoi Ramës për marrëveshjen me Vucivcin, doli nga SHBA-të. Meriton debat kjo çështje. Ne nuk e zotërojmë atë pjesë të veriut të Kosovës dhe ne po na zbrazet lugina e Preshevës. Do kthehemi në minoritete aty. I atribuohet se Rama është më Vuçiçin e jo me SHBA-të.

Nuk jemi njësoj këtu? Ju bëni konkluzione? (i referohet Lubonjës). Në marrëdhëniet me Kosovës, ishte iniciativë e fortë nga Rama. E bëri këtë, ka ndikuar pozitivisht për përmirësimin e marrëdhënieve. Mbledhja u anulua se ndodhi një tjetër prioritet. I njeh Kurti problemet e vendit? Paska kohë të diskutojë për patatet në mbledhje, kur i ka hyrë serbi në kufi. E kanë kërcënuar me sanksione. Nesër mund ti hiqen financimi ekonomik nga Evropa. Rama i ka thënë Kurtit të shohë hallet që ka në fokus.

Lubonja: Problemi i ndryshimit të kufijve, është e vërtetë që Rama nuk e ka thënë me gojën plot, por ka qenë mbrojtësi i Hashim Thacit. Njerëzit këtu kanë dalë dhe e kanë propaganduar dhe Rama nuk e ka mohuar. Afërsia e tij me Vuçiç që vjen nga amerikanët, ka qenë një projekt që pastaj u anulua. I thatë që veriun nuk e kontrollojmë dot? I referohemi dot.

Debati është këtu, ne kthehemi prapa kur kërkojmë shtete të pastra etnike. atë projekt e prishën gjermanët dhe Evropa. Në këtë aspekt, ishte një projekt për t’u dënuar. Thelbi që thashë unë është që Rama, në vend që të japë një dorë Kosovës bëhet lançuesi i parë i sanksioneve për Kosovën. Vuçiçi nuk e ka afër Rusinë sa kemi ne Kosovën. Ndërkohë Rama është i pari që po bën sanksione. Ky kishte mjaft kohë për ta diskutuar, jo ta çojë të Macroni pa folur me shqiptarin që ka këtu. Madje na premtuan portin e thatë dhe portin e njomë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here