Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë. KE jep 115 milionë euro

0
109

Konferenca e Donatorëve për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e Rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, mblodhi në Bruksel pjesëmarrës të nivelit të lartë nga një numër shumë i madh vendesh.

Pjesëmarrja është shumë të kënaqshme jo vetëm për nga numri, por edhe nga niveli i përfaqësimit, pasi në sallë ndodhen kryeministra e Ministra të Jashtëm të vendeve të BE-së por edhe më gjerë.Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila mbajti fjalimin e parë në Konferencën e Donatorëve, e theksoi këtë fakt, duke falënderuar për pjesëmarrjen e madhe. “Do doja të ishit këtu, tha ajo, të shihni sa shumë jemi mbledhur”.

Në Konferencën e Donatorëve janë të pranishëm kryeministri kroat, kryeministrja serbe, presidenti i Malit të Zi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ministri i Jashëtm italian, ministri i Jashtëm grek, ministri i Jashtëm gjerman, ministri i Jashtëm francez edhe shumë ministra të vendeve të tjera.

Komisioni Europian ka dhuruar 100 milionë euro në konferencën e sotme, ndërkohë që më herët gjatë ditëve të tragjedisë dhuroi një fond prej 15 milionë eurosh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here