Zemra mund të mbrohet nga diabeti

0
149

for_diabeticsShoqata e kardiologëve dhe diabetologëve amerikan publikoi udhëzimet për mjek: Çfarë duhet bërë te diabetikët e që nuk kanë simptoma për sëmundje të zemrës? Së pari evidentohen simptomat që eventualisht kanë lidhshmëri me sëmundje të zemrës. Me kujdes ekzaminohen arteriet periferike dhe ato karotide (që ushqejnë me gjak kokën). Bëhet elektrokardiogrami në të cilin zakonisht nuk ka ndryshime, por është i domosdoshëm për krahasim në ekzaminimet e ardhshme. Nëse pacienti nuk ka aktivitet të mjaftuar fizik duhet të bëhet planifikimi i aktivitetit fizik të përditshëm (kjo është domosdoshmëri!). Bëhen analizat e gjakut dhe të urinës. Vlerat që kërkohen janë: për kolesterol më pak se 5.2 mmol/l, për LDL më pak se 3.1 mmol/l, për HDL më shumë se 1.1 mmol/l, urina nuk duhet të përmbaj më tepër se 30 mg proteina për 24 orë. Shtypja e gjakut duhet të ketë vlera më të ultë se 135/85 mmHg. Pirja e cigares rreptësisht ndalohet dhe evidentohet fakti për ekzistencë të sëmundjes koronare në familje të ngushtë Pra, çdo gjë fillon me bisedë detaje me mjekun tuaj. Ndoshta pengesat që i keni do t’i sugjerojnë mjekut të bënë ekzaminim të qëlluar e me ekzaminim do të konstatohen ndryshimet eventuale dhe këto do të evidentohen për t’i përcjellë në të ardhmen. Ju duhet të mësoni të jetoni me diabetin dhe vazhdimisht këshillohuni me mjekun tuaj! Sa më shumë që dini për sëmundjen tuaj, aq më mirë do ta luftoni!

 

 

Cigaret me mente më të dëmshme se normalet

Cigaret me mentë dëmtojnë shëndetin e njeriut më shumë se ato të zakonshmet. Deri tek kjo e dhënë kanë ardhur specialistët amerikanë pas disa testimeve individuale, mirëpo pa marrë parasysh gjetjet, edhe më tej nuk është bërë asgjë që do të kufizonte sasinë e këtyre cigareve në shitje. Autoriteti i ushqimit dhe barërave në SHBA ka njoftuar se do të kërkojë konsultime me rastin e kufizimeve të mundshme për këto lloj cigaresh. Në fakt, cigaret të cilat në vete përmbajnë mentë thithen më lehtë, mirëpo kjo nuk i bën ato më pak toksike. Për më shumë, bëhet fjalë për produktin i cili është njejtë toksik sikur edhe cigaret tjera, e i cili është më i keq për shëndetin sepse njerëzit shumë më vështirë heqin dorë nga to. Mirëpo, tani për tani nuk është bërë asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi, për faktin që për këtë qysh në vitin 2011 një studim i ngjashëm ka dëshmuar se ndalimi i këtyre cigareve do të sjellte përmirësimin e shëndetit publik.

 

Qumështi i nënës mund të ruhet në frigorifer

Nëna qumështin e vet mund ta ruajë dhe ta shfrytëzojë kur t’i nevojitet. Ruajtja fillon që nga nxjerrja e qumështit  me dorë apo me pompë. Pompat për nxjerrjen e qumështit janë të shkëlqyeshme, sepse qumështi drejtpërdrejt mblidhet në shishe të sterilizuar, andaj edhe nuk ka kontaminime nga ambienti i jashtëm. Qumështi i nënës mund të ruhet në enë sterile dhe të mbyllur në temperaturën prej 18 deri në 20 gradë për 24 orë. Nëse vihet në frigorifer, mund të qëndrojë në temperaturën prej rreth 4-5 shkallësh deri në 72 orë. Nëse ngrin, madje dhe nga minus 18 deri në minus 20 gradë, mund të ruhet edhe deri në katër muaj. Për çdo rast, qumështi i nënës mund të shfrytëzohet vetëm nëse është ruajtur në mënyrë të drejtë, përkatësisht nëse është ngrirë. Qumështi i ftohtë ngrohet në ujë të ngrohtë apo në ngrohës derisa të arrihet temperatura e përshtatshme për ta ushqyer beben. Qumështi i ngrirë duhet të shkrihet në temperaturën e dhomës, dhe vetëm atëherë duhet ngrohur në ujë të ngrohtë ose në ngrohës. Qumështi i shkrirë nuk bën të futet sërish në frigorifer për t’u ngrirë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency