613 KG KOKAINË/ Ministria nis kërkesën për EKSTRADIMIN e Arbër Çekaj

0
127

Ministria e Drejtësisë ka nisur proccedurën për ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania në Tiranë. Ministria e Drejtesise ka nisur kerkesen autoriteteve gjermane per ekstradimin e Arber Cekajt. Nisja e procedurave ka ardhur pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi dosjen në ngarkim të Arbër Çekajt në Ministrinë e Drejtësisë.

Referuar proccedurës, dosja e Krimeve të Rënda do të përkthehet në gjermanisht dhe do t’u përcillet autoriteteve gjermane. Ccekaj u arrestua në Gjermani, ndërsa hetohet në Shqipëri lidhur me 613 kg kokainë të bllokuar pak javë më parë në Portin e Durrësit, pasi kontrollit të ushtruar në një kontenier me banane.

Droga ishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane të importuara nga Kolumbia. Pasi të njihen me dosjet, autoritetet gjermane do të vendosin që të ekstradojnë Arbër Çekajn. Kjo pritet të ndodhë brenda 15 ditësh. Në Shqipëri, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportonte kontenierin në magazinën e Maminasit, si edhe menaxheri i firmës “Arbëri Garden”. Çekaj është i dyshuari kryesor për 613 kg kokainë të gjetur në kontejnerin e ardhur në fund të shkurtit në Portin e Durrësit.

Por, pas tij dyshohet se fshihen edhe persona të tjerë. Deri më tani, shoferi Pezaku dhe menaxheri Lushaj kanë mohuar të kenë patur dijeni për drogën. Në bazë të provave të grumbulluara, mbi pakot e kokainës janë gjetur mbishkrime të ndryshme në formë kodesh. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike. Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here