Ylli Manjani: Europa nuk e pranon as Ballkanin e Hapur e as Edi Ramën

0
182

Nga Ylli Manjani

Fakte, jo propagandë!
*******

Edi Rama, në përpjekjen e rradhës për të justifikuar Ballkanin e Hapur, ankohet se “Brukseli ka shumë burokraci…”.

Kjo ankesë sigurisht nuk mbështetet në fakte. Është thjesht propagandë,e bazuar në një mosmirënjohje të theksuar ndaj të vetmes gjë pozitive që Edi Rama ka patur nga Brukseli: BUROKRACINË.

Burokracia e Brukselit, në majë të së cilës qëndron Komisioni Europian ka të paktën 4 vitet e fundit që rekomandon çeljen e negociatave. Pavarësisht realitetit këtu, të cilin Komisioni dhe Burokracia e Brukselit e fshehin, kanë rekomanduar çeljen e negociatave. Europa burokratike ka bërë gafa të rënda në misionin e saj në raport me Shqipërinë, vetëm për të mbështetur Edi Ramën.

Ky është fakt dhe Edi Rama nuk e mohon dot.

Edi Rama dhe politika e tij sunduese mbi çdo pushtet e autoritet tjetër, nuk kalon dot testin e Europës politike. Europën burokratike ai ka kohë që e ka me vete.

Tek testi politik Ai ka llocur. Ka llocur Ai dhe ne bashkë me të, pavarsisht se nuk ishte e as është dëshira jonë për tu larguar nga Europa.

Nëse Edi Rama do të jetë zgjatim i Putinit në ballkan, pa dashjen e as mbështetjen tonë këtu nuk i ka faj Europa, por thjesht koka e tij.

Ky është realitet dhe jo opinion.

******
Një gjë nuk kuptoj, “të dashurit” e tij amerikanë e mbështesin sepse është me Putinin?!

Ballkani i Hapur u pranua nga Rusia që është nismë e tyre. Europa nuk e pranon as Ballkanin e hapur e as Ramën për këtë shkak. Po Amerika përse e mbështet ende?!

Edhe Ramën (ballkanhapurin rus) edhe Ukrainën, sikur nuk shkon..

Nejse, punë amerikansh, por Europa politike është e qartë kristal, megjithse burokracia e Brukselit është me Ramën…

Politika është diçka serioze në Europë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here