Sezoni turistik sjell kufizime në qarkullimin rrugor. Ja oraret e lëvizjes

0
149

Gjatë fundjavave dhe ditët e festave zyrtare do të ketë ndalim qarkullimi për disa mjete, kryesisht të tonazhit të rëndë.

Policia e Shtetit njofton se kufizimet hyjnë në fuqi nga sot dhe vijnë në kuadër të sezonit turistik 2023.

Kufizimet parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:

Të premten, nga ora 15:00-22:00;

Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;

Të dielën, nga ora 07:00-22:00.

Mjetet e përfshira në kufizime

Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;

Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);

Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;

Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;

Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:

“PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;

”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;

”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;

”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;

”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;

”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;

”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;

”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;

”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;

”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjellta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here