Ngjarje e rëndë në Tiranë, 3-vjeçari ndërroi jetë pasi shkoi te dentisti

0
187

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku ka ndërruar jetë tragjikisht një 3-vjeçar, pas vizitës tek dentisti.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, teksa prindërit e vogëlushit kanë denoncuar në Polici dentistin Roland Xhaxho.

Pas vizitës tek dentisti, vogëlushi ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome dhe në momentin që është dërguar në spital, prindërit pretendojnë se mjekët u kanë thënë se i është helmuar mëlçia nga narkoza. Fatkeqësisht vogëlushi ka ndërruar jetë.

Prindërit e Brianit kanë kallëzuar penalisht dentistin dhe të bijën Ina Xhaxho për pakujdesi në shërbim. Policia ka proceduar penalisht dentistin Roland Xhaxho për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.” – njofton Policia

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here