Drogë drejt Greqisë, arrestohet shqiptari

0
233

Një shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia greke pasi është kapur me drogë.

Siç bëhet me dije, shqiptari është arrestuar teksa po drejtonte një makinë, ku brenda së cilës kishte një sasi prej 113 kg marijuanë të fshehur në bagazh.

Policia e kishte pikasur shqiptarin teksa vinte nga kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë, në kufirin gjelbër me Janinën, ndërsa ai u ndalua vetëm në Selanik.

Pas kontrollit nga ana e policisë u bë e mundur gjetja e drogës në makinë, ndërsa shqiptari u vu në pranga.

Deri tani ende nuk dihet identitetit i shqiptarit të arrestuar. Sasia e drogës së kapur që nga 20 Janari nga policia greke, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, është 3 ton marijuanë, drogë kjo që vinte nga Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here