Del foto e Vangjush Dakos në GJKKO brenda kafazit prej xhami

0
153

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako pret të njihët me masën e sigurisë që do t’i caktohet pas arrestimit.

Mediat kanë siguruar foto të Dakos në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku duket se ish-kryebashkiaku qëndron në kafazin e qelqtë i qetë teksa bisedon me të pandehurit e tjerë.

Dako u arrestua bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsfikim dokumentesh në dy episode.

I pari lidhet me një pallat 7 katësh i nisur në vitin 2010, i cili përfundoi me 11 kate në vitin 2014 dhe më pas u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Episodi i dytë ka të bëj me një një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Del foto e Vangjush Dakos në GJKKO brenda kafazit prej xhami

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here