Basha: Nuk ka hapje të negociatave me BE-në pa zgjedhje të lira dhe të ndershme

0
141

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se nuk kanë për t’u hapur negociatat e Shqipërisë me BE pa u garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa u bindur BE që Shqipëria jo vetëm miraton, por edhe zbaton ligjin dhe pa luftuar krimin dhe korrupsionin. Në një intervistë për TCH, Basha thotë se janë mashtrime të qeverisë deklaratat se negociatat varen nga ndonjë gje tjetër.

“Çdokush që pretendon të kundërtën, po u jep shqiptarëve karamele të skaduara. Cila mendje tinzare mund t’u thotë shqiptarëve që zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë prioriteti numër 1? Nuk ka shqiptarë që të mos jetë dakort me atë që po u parashtojmë kundërshtarëve politikë, që të nisim me votimin elektronik për të nxjerrë pa punë një tufë horrash që merren në punë për të vrarë votën dhe zgjedhjet e shqiptarëve. Kjo është një kërkesë nga e cila as PD dhe as unë nuk mund të lëvizim” – tha Basha.

I pyetir nga gazetarja Elona Meço se nëse i ka shkuar në mendje të mos hyjë në zgjedhje nëse nuk plotësohen këto kërkesa, Basha jep këtë përgjigje.

“Më ka shkuar në mend dhe po më shkon në mend që të mobilizoj të gjithë shqiptarët dhe t’u ofrojmë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë imperativi numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe këtu është përqendruar e gjithë forca dhe energjia e Partisë Demokratike dhe e imja personalisht”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here