Kërcënimet e mbështetësve të Bashës mbi gazetarët dhe deputetët/ Berisha: Gangsterë dhe rrugeçër! Skenarë të Edi Ramës

0
263

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar tensionet e krijuara një ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku janë kërcënuar gazetarë, por edhe deputetë.

Berisha theksoi se këto janë akte dhune të turpshme, që sipas tij kanë në origjinë skenarë të Edi Ramës.

Ish-kryeministri u shpreh se ‘ata që mendojnë se do mbyllin probleme duke fyer, duke kërcënuar gazetarë janë gangsterë, janë rrugeçër, nuk kanë gjë të përbashkët me individë të civilizuar’.

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka patur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugeçerish, për fajin e vetëm se po bënin me sakrifice detyrën e tyre.

Nuk jam unë atyre që tu sugjeroj atyre se cilin lajm duhet të ndjekin dhe cilin jo. Por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin dhe as të kërcënoheshin.

Ata që mendojnë se do mbyllin probleme duke fyer, duke kërcënuar gazetarë janë gangsterë, janë rrugeçër, nuk kanë gjë të përbashkët me individë të civilizuar.

Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që i janë bërë deputetëve. Akte këto të një politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarë të Edi Ramës”. tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here