Berisha për arrestimin e Vangjush Dakos: Një mandat që përflitet 4 ditë rresht dëshmon se këtu ka çdo gjë, vetëm drejtësi jo !

0
92

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, teksa u shpreh se “një mandat që përflitet 4 ditë rresht dëshmon se çdo gjë ka këtu, por jo drejtësi”.

Berisha: Arrestohet Gjush Dako, njoftohet arrestimi i tij 4 ditë më parë, ata e dinë pse e bënë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht dëshmon se çdo gjë ka këtu, por jo drejtësi.

Gjushit një fjalë do i them “shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit” e meriton sepse je kriminel elektoral, eksponent i dosjes 339. Nuk është dënuar për këtë ai, as pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëzish, as për padinë e Bashkim Dakos, iu lut i tha hajde shihi kolonat.

U zgjodh me kujdes padia ndaj tij. Megjithatë i them e shkove si ai në varesh për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here