Tedi Blushi denoncon: Anëtarja e KZAZ së Kuçovës pranon se është urdhëruar nga “Rilindja” për zhdukjen e procesverbalit origjinal. SPAK të hetojë këtë masakër zgjedhore !

0
194

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat ka publikuar disa pamje që sipas tij tregojnë një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës duke pohuar se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave.

Blushi, në emër të PL i ka bërë thirrje SPAK të reagojë menjëherë për të administruar këtë provë dhe për të nisur një hetim të thelluar.

Deklarata e plotë:

Një tjetër provë e rëndë e publikuar së fundmi, vërteton krimin e shëmtuar elektoral dhe shtetëror që ndodhi me procesin e votimit dhe të numërimit në zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

 

Një prej anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në KZAZ-në e Kuçovës përmes një video-dëshmie të publikuar në media pohon në vetë të parë se janë urdhëruar nga “Rilindja” të heqin nga kutitë e materialeve zgjedhore procesverbalin origjinal të numërimit të votave.

Në dëshminë e tij, anëtari që pretendon se ka qenë përfaqësues i subjektit politik Partia Socialiste thotë se urdhri për zhdukjen e këtij procesverbali është dhënë nga kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari dhe është zbatuar nga kryetari dhe sekretari i KZAZ-së.

Anëtari “i penduar” i KZAZ-së në Kuçovë në dëshminë e thotë se nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe i ka ruajtur materialet origjinale duke shtuar se është gati t’ia vërë në dispozicion edhe institucioneve të drejtësisë për të dëshmuar atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Me publikimin e kësaj dëshmie tronditëse, që vërteton krimin e shëmtuar elektoral të ndodhur në Bashkinë e Kuçovës dhe jo vetëm, i bëjmë thirrje SPAK të reagojë menjëherë për të administruar këtë provë dhe për të nisur një hetim të thelluar.

Arrestimet dhe lirimet nga “Drejtësia me regji”, devijimet, zhurmat mediatiake dhe përpjekjet propagandistike për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësia direkte e Edi Ramës për krimet e shëmtuara zgjedhore të ndodhura më 14 Maj nuk mundet dot ta shfokusojnë vëmendjen nga kasaphana elektorale, që po faktohet çdo ditë.

Denoncimi i masakrës zgjedhore dhe ndëshkimi shembullor i urdhëruesit dhe zbatuesve të saj është një betejë pa kthim deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe garantimit njëherë e përgjithmonë të votës së lirë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here