I arrestuar për tregti droge/ Ky është nipi i deputetit socialist, Bardhyl Kollçakut

0
233

Personi që shikoni në foto është Jurgen Kollçaku, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku.

Jurgen Kollçaku së bashku me tre persona të tjerë është arrestuar nga policia këtë të hënë pasi merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa në Berat dhe Kuçovë.

Në pranga janë vënë dhe Gjergji Braha, Kleo Doko e Sherif Isaj.

Sipas verifikimeve të kreyra, pas një pune disa mujore, policia kriminale e Beratit, ka konstatuar se nipi i deputetit të PS Bardhyl Kollçaku, Jurgen Kollçaku së bashku me 26-vjeçarin Gjergji Brahan, drejtonin dhe organizonin tregtinë e kanabisit në disa zona të Beratit dhe Kuçovës.

Tregtia e hashashit kryesisht bëhej tek gjimnazistët dhe të rinj të tjerë. Gjatë ndërhyrjes policore janë gjendur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike “cannabis sativa”, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga tre persona që jetonin në zonën e Kuçovës dhe një në zonën e Beratit.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here